Kosova
Presidentja Osmani: Serbia po përpiqet të shkaktojë destabilizim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbia po përpiqet ta bllokojë përparimin në dialog nëpërmjet obstruksionit, ndaj sipas saj në këtë kontekst ka përmendur se pala serbe ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe po përpiqet të shkaktojë destabilizim përmes strukturave ilegale në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë takimit që ka zhvilluar me shefen e Misionit të SHBA-ve, në Neë York, Linda Thomas-Greenfield.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e presidencës, në këtë takim ku ishte e shoqëruar edhe nga nga zv.kryeministrja Donika Gërvalla-Schëarz, Osmani po ashtu ka thënë se Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të dialogut. Duke cituar qëndrimin e Presidentit Biden, Presidentja Osmani ka potencuar se dialogu me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.
Osmani dhe Thomas-Greenfield po ashtu janë pajtuar se është koha që t’i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Ato po ashtu kanë diskutuar edhe për zhvillimet e përgjithshme në rajon e më gjerë, si dhe pasojat e agresionit rus në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












