Kosova
Presidentja Osmani: Rruga deri në pavarësi nuk ishte e lehtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se popullit të Kosovës i janë dashur shumë mund dhe sfida për ta arritur lirinë.
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë solemne për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë.
Presidentja e Kosovës gjatë fjalës së saj tha se Pavarësia e Kosovës hapi kapitull të ri jo vetëm “për ne, por edhe për globin”.
Sipas Osmani, rruga deri te ky akt nuk ishte e lehtë.
Osmani tutje ka falënderuar të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë, ndërsa ka përmendur edhe aleatët e Kosovës që ndihmuan për lirinë e vendit edhe në vitin 1999, por që vazhdojnë ta mbështesin Kosovën edhe sot.
Ajo tha se liria e Kosovës u dedikohet edhe vendeve mike, duke thënë se pa to nuk mund të finalizohet rruga evropiane e këtij vendi dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.
“Kosova sot nuk është as ajo e qershorit të vitit 1999 dhe as ajo e shkurtit të vitit 2008. Megjithatë, liria jonë ende nuk është përmbushur, sepse sot kujtojmë edhe mbi 1,600 të zhdukur me dhunë, zbardhjen e fatit të të cilëve po e mban peng Serbia. Por, një është e sigurt. Nuk do të pushojmë asnjë çast derisa familjet e tyre të gjejnë qetësinë”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka thënë se procesi me Serbinë do të përfundojë me njohjen reciproke:
“Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që ky proces t’i shkaktojë kokëçarje shtetit tonë, dhe rrjedhimisht nuk do të pranojmë asnjë opsion që synon defunksionalizimin e shtetit tonë”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












