Kosova
Presidentja Osmani priti komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Admiralin George M. Wikoff, Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të një prej komandave më të rëndësishme strategjike të Aleancës Veriatlantike.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani e uroi Admiralin Wikoff për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në udhëheqjen e komandës, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.
Presidentja gjithashtu ritheksoi mirënjohjen e Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për kontributin e tyre të vazhdueshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit që nga viti 1999. Ajo vlerësoi në veçanti misionin e KFOR-it, duke e cilësuar si forcë të besueshme parandaluese dhe garantuese të sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe theksoi se vendi mbetet një partner i besueshëm dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, i përkushtuar ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Presidentja gjithashtu potencoi rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë dhe mungesën e llogaridhënies për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Banjskë dhe sulmin kinetik në kanalin Ibër-Lepenc.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










