Kosova
Presidentja Osmani pret sot në takim emisarët Escobar dhe Lajçak
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit nga Presidenca, takimi nis në orën 14:00.
Vlen të theksohet se Osmani ka pasur takim të ndarë me Escobar edhe gjatë ditës së djeshme. Pas takimit, nuk kishte deklarime për media, por presidentja e vendit, përmes një postimi në Twitter, dha pak detaje se çka është diskutuar.
Osmani tha se në këtë takim ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.
“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe çdo vendim yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partnetiteti ynë me SHBA-në vazhdon të jetë qenësor”, ka shkruar Osmani.
Pos Osmanit, Escobar dhe Lajçak do të takohen sot edhe me liderët e opozitës në objektin e BE-së.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Liderët opozitarë mbrëmë morën pjesë edhe në një darkë pune të thirrur nga i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, darkë që u shtrua në rezidencën e Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Asnjëra palë ende nuk janë deklaruar rreth takimit.
Dy emisarët e BE-së dhe SHBA-së po qëndrojnë në rajon në përpjekje për të arritur një marrëveshje për targat dhe dokumentet e udhëtimit. Pas Prishtinës, të enjten, ata do të priten në Beograd.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















