Kosova
Presidentja Osmani: Nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve
Në një mbledhje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të hënën takoi krerët e partive politike për t’u konsultuar rreth shtyrjes së zgjedhjeve pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrje të procesit zgjedhor.
Theksohet se shumica e partive politike parlamentare ishin kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale, si PDK, LDK, AAK, ndërsa nga Vetëvendosje janë deklaruar pro shtyrjes së zgjedhjeve.
Edhe nga partitë nga radhët e komuniteteve ishin të ndara rreth shtyrjes së zgjedhjeve lokale.
Pas takimit të presidentes me përfaqësuesit të partive politike, Osmani ka mbajtur një konferencë për media.
Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Osmani ka thënë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë.
Megjithatë, ajo thotë se mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është konsensusi mes partive të pozitës dhe opozitës.
“Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve”, ishte shprehur ajo, përcjell Telegrafi.
Osmani më tej kishte thënë se nuk pajtohet me mendimin e subjekteve opozitare, por do ta respektojë këtë mendim.
“Unë do ta respektoj këtë, por assesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë… Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare, nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, deklaroi Osmani.
Presidentja thotë se zgjedhjet më së shumti do të shtyheshin dy muaj, kjo për t’iu dhënë afat stafit shëndetësor ta marrin situatën nën kontroll.
Kurti: LVV është për shtyrje të zgjedhjeve lokale
Kryetari i LVV-së, që është edhe kryeministër i vendit, kishte thënë pas takimit me Osmanin se subjekti që ai drejton është për respektim të mendimit të mjekëve dhe për shtyrje të zgjedhjeve.
Kurti thotë se shtyrja duhet të bëhet në mënyrë që të mos ketë valë të re të virusit.
“Ne jemi për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale. Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë, në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi që zgjedhjet të shtyhen”.
Kurti ishte shprehur se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qendrore.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











