Kosova
Presidentja Osmani liroi nga detyra ambasadorët politikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më kërkesën e Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka liruar nga detyra të gjithë ambasadorët e Kosovës, që ishin të emëruar politikisht.
Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Bekim Kupina, nga zyra për informim e Presidencës se Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se këtë veprim Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Kosovës propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht.
Po ashtu largimin nga pozita e ambasadorit, e ka konfirmuar edhe Hajdin Abazi, ambasadori i Kosovës në Australi, përmes një postimi në Facebook të enjten.
“Në ditën që bëra fiks dy vjet nga prezantimi i kredencialeve në Australi, nga Presidentja e Kosovës më erdhi Dekreti për lirimin nga detyra”, ka shkruar ai, duke shtuar se kërkesa e Qeverisë për lirimin e tij në gjysmë të mandatit “nuk është praktikë e dinjitetshme në diplomaci”, ka shkruar Abazi.
Ndërokë mediat në Kosovë kanë raportuar se bëhet fjalë për largimin e 12 ambasadorëve.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, propozimin e Qeverisë së Kosovës për lirimin nga detyra të të gjithë ambasadorëve të Kosovës emëruar politik e ka konsideruar si suspendim të politikës së jashtme të Kosovës. Sipas tij, ky vendim përbën skandalin më të madh në politikën e jashtme.
Sipas ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, së paku pesëdhjetë për qind të emërimeve të ambasadorëve dhe shefave të misioneve duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.
Pjesa tjetër e të emëruarve mund të jenë të emëruar politikisht.
Procedurat ligjore për emërimin e ambasadorëve të rinj marrin kohë. Pas propozimit të Ministrisë së Jashtme, që bëhet në koordinim me kryeministrin, emrat për ambasadorë dërgohen në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Ky komision pastaj i dërgon emrat në Presidencë, ku pason dekretimi nga ana e presidentit të Republikës. Por, procedura nuk përfundon me kaq. Shteti pranues duhet të japë pëlqimin për ambasadorin e ri, procedurë kjo që mund të marrë disa muaj kohë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













