Kosova
Presidentja Osmani flet në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax
Ajo foli për sfidat e Kosovës në përballje me pandeminë si dhe në fushën e sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka mbajtur një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, në të cilin ka folur për perspektivën e Republikës së Kosovës dhe sfidat me të cilat është ballafaquar vendi ynë, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në përballjen me pandeminë.
Ajo ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneriteteve në mënyrë që ballafaqimi pandeminë dhe sfida të ngjashme të jetë i suksesshëm. Që bashkëpunimi të funksionojë, vendet duhet të bien dakord për rregulla të përbashkëta dhe fuqizim të institucioneve ndërkombëtare nëpërmjet mbikëqyrjes. Për më tepër, ajo potencoi rrezikun nga ndikimi qëllimkeq i Rusisë, e cila po i mbështetë regjimet autrokratike, po destabilizon rajone të ndryshme të botës, përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe nëpërmjet financimit të kampanjave të dezinformimit po ndikon në uljen e besimit qytetar në institucione.
Më tej, në elaborimin e përballjes me pandeminë, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova pati vështirësi në përballje me pandeminë, shkaku i një sistemi të brishtë shëndetësor, të trashëguar nga vitet e 90-ta dhe për shkak se ishte vendi i fundit në Evropë që filloi me administrimin e vaksinave.
Por, Presidentja ka potencuar se megjithatë, Kosova ka shënuar progres në procesin e vaksinimit.
“Kosova tani është bërë lider jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për sa i përket përqindjes së popullsisë së vaksinuar”, ka shpjeguar Presidentja Osmani duke treguar se vendi ynë ka refuzuar të marrë vaksina nga Rusia dhe Kina. Më tej, Presidentja ka kërkuar mosdorëzim kundrejt skepticizmit ndaj vaksinave.
“Është detyra jonë t`i bindim qytetarët tanë se vaksinat që ne përdorim janë të sigurta dhe se kjo është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë jashtëzakonisht sfiduese mjekësore dhe ekonomike”, ka potencuar Osmani, transmeton Albinfo.ch.
Në fund të adresimit të saj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, Presidentja Osmani ka vërë në pah rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar në situata sikurse kjo me pandeminë, forcimin e institucioneve transatlantike si mënyrë për të mbrojtur demokracinë, konkurrencën e ndershme ekonomike si dhe ndërtimin e një shoqërie dhe ekonomie të qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













