Kosova

Presidentja Osmani diskuton me ambasadorët për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë të akredituar në Kosovë. Moskonstituimi i Kuvendit dhe situata e krijuar nga bllokada ishin tema që u diskutuan në këtë takim.

Në një komunikatë nga Zyra e Presidentes bëhet e ditur se, përveç zhvillimeve të fundit në vend dhe situatës së krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme.

Osmani ka falënderuar ambasadorët për përkrahjen e tyre në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. /albinfo.ch/