Kosova
Presidentja Osmani dekoron 5 ushtarakë të Brigadës 138 të UÇK-së
Presidentja Osmani ka çmuar kontributin e luftëtarëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe ka theksuar se liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre
Sot, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të përvjetorit të Betejës së Koshares, ka dekoruar post mortem me Medalje Presidenciale pesë ushtarakë të Brigadës së UÇK-së 138 “Agim Ramadani”, përcjell albinfo.ch.
Presidentja Osmani, për trimërinë e dëshmuar gjatë Betejës së Koshares dhe kontributin pas luftës ka dekoruar ushtarakët: Adem Dahri, Afrim Beka, Arben Sejdiu, Faik Gashi dhe Skënder Rexhëahmetaj.
Dekoratat iu ndanë familjarëve të luftëtarëve në praninë e komandantëve të Brigadës 138.
Presidentja Osmani ka çmuar kontributin e luftëtarëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe ka theksuar se liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre.
“Ndihem e nderuar që në këtë përvjetor të lavdishëm si presidente dekoroj me medalje pesë luftëtarë të shquar të Brigadës “Agim Ramadani”. Kontributi dhe sakrifica e tyre do të jenë udhërrëfyes për brezat dhe tregues i vlerës së lirisë që e gëzojmë”, është shprehur Presidentja Osmani.
Familjarët kanë falënderuar Presidenten Osmani dhe kanë thënë se kjo dekoratë ka vlerë të veçantë në këtë përvjetor të Betejës së Koshares.
Manifestimi kushtuar përvjetorit të 23-të të Betejës së Koshares, pritet të mbahet të shtunën (më 9 prill), nën patronazhin e Presidentes Osmani.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













