Kosova
Presidentja në New York, takim me presidentin e Letonisë
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar homologun e saj të Letonisë, Egils Levits, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, situatën aktuale në Kosovë, rajon e më gjerë dhe pasojat e zhvillimeve të fundit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Levits për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, në veçanti në funksion të konsolidimit ndërkombëtar.
Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës pa dallim përkatësie.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në luftën e paprovokuar të Putinit kundër Ukrainës dhe pasojat e tyre në raport me paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian. Presidentja Osmani nënvizoi se Kosova është tërësisht në linjë me qëndrimet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, NATO-s dhe BE-së kundër luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Presidentja Osmani dhe homologu Levits diskutuan edhe për thellimin e raporteve bilaterale dhe ngritjes së tyre në nivel të partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









