Kosova
Presidentja e Kosovës takohet me komandantin e NATO-s në Napoli
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Në njoftimin e Zyrës së Presidencës, thuhet se ajo e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon, pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator, përcjell albinfo.ch.
“Presidentja Osmani theksoi nevojën e marrjes së masave konkrete kundër Serbisë pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist nga grupet paramilitare dhe kriminale të udhëhequra në terren nga Milan Radoičiq dhe politikisht nga Aleksandar Vučiq. Ajo nënvizoi se Serbia duhet t’i tërheqë trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën, pasi që ato përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet tutje në njoftim.
Presidentja thuhet se vlerësoi angazhimin e KFOR-it në rritjen e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të parandaohet përsëritja e akteve si ai i 24 shtatorit. Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe atyre të NATO-s, në ballafaqimin me sfidat e sigurisë në vend dhe rajon, bëhet e ditur nga Presidenca.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









