Kosova

Presidentja e Kosovës shtrëngon duart me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’ në Paris.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka njoftuar se në këtë ngjarje ajo ka pasur rastin të takohet dhe të shkëmbejë disa fjalë me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, transmeton albinfo.ch.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’,” ka shkruar ajo.