Kosova
Presidentja e Kosovës: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit që ka pasur me liderët e subjekteve politike rreth ngërçit politik ka deklaruar se edhe pas 16 përpjekjeve nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës, teksa ka përmendur edhe disa nga pasojat e kësaj.
“Edhe sot i kam inkurajuar partitë politike të gjejnë zgjedhje të përbashkët. Ky është vetëm takimi i parë, nëse është e nevojshme do të takoj edhe liderët veç e veç, këto takime nuk janë për formimin e qeverisë, por për konstituimin e Kuvendit. Disa prej pasojave që po ballafaqohet vendi ynë si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit është zvarritja e procesit të planit të zgjerimit të BE-së, pra po flasim për diku rreth 900 milionë euro do të ishte përfitimi sikur Kosova ta ratifikonte marrëveshjen me BE-në”, ka deklaruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ajo ka deklaruar se ka zvarritje edhe në proceset e anëtarësimit teksa tha se do të vazhdojnë diskutimet dhe se dialogu politik është i nevojshëm.
“Sa i përket zgjedhjeve të gjithë jemi pajtuar që ato mund të jenë në disa raste…për momentin pa konstituim të Kuvendit nuk mund të shkohet në opsionet për zgjedhje, pasi fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi. U fol se nëse shkohet shumë gjatë atëherë liderët duhet të ulen dhe të pajtohen për zgjedhje, por fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi”, u shpreh Osmani.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










