Kosova
Presidentja e Kosovës me thirrje për mërgimtarët që të shmangin kalimin në Serbi
Spahiu ishte arrestuar në qershor të këtij viti nga Serbia nën dyshimet për “vrasje të rëndë” në Banjskë të Zveçanit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, sidomos atyre që planifikojnë të udhëtojnë për festat e fundvitit, që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë.
Në një njoftim në Facebook të martën, Osmani theksoi se dje e kishte pritur në takim ish-policin Arbnor Spahiu, i cili u lirua nga burgu në Serbi javën e kaluar. Dhe nga aty bëri apel që të shmanget kalimi nëpër Serbi.
Sipas Osmanit, institucionet dhe strukturat në Serbi vazhdojnë të jenë të njëjta në mendësi me regjimin e kaluar serb, duke paraqitur rrezik për qytetarët kosovarë, transmeton albinfo.ch.
Spahiu ishte arrestuar në qershor të këtij viti nga Serbia nën dyshimet për “vrasje të rëndë” në Banjskë të Zveçanit.
Gjatë ditës së sotme nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, konfirmoi se Serbia ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së. Sipas tij, Avni Qenaj nga fshati Romajë i Prizrenit, që u arrestua sot, ishte pjesë e brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









