Lajme

Presidentja e Konfederatës, Micheline Calmy-Rey, do të vizitojë Beogradin

Sot, Presidentja e Konfederatës, Micheline Calmy-Rey, shefe e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme, do të udhëtojë për në Beograd për një vizitë zyrtare pune.

Presidentja e Konfederatës, Micheline Calmy-Rey, do të vizitojë kryeqytetin serb sot pasdite për një vizitë pune, pas takimit me Këshillin Federal. Bisedimeme me presidentin serb, Boris Tadiq, me kryeministrin Mirko Cvetkova si dhe me ministrin e Jashtëm, Vuk Jeremiq, janë planifikuar. Çështjet dypalëshe dhe çështjet e lidhura me aktualitetin ndërkombëtar do të trajtohen gjatë këtyre takimeve.