Lajme
Presidentja e KE-së paralajmëron sanksione për Rusinë nëse sulmon Ukrainën
Rusia do të përballet me pasoja të rënda dhe kosto masive nëse sulmon ushtarakisht Ukrainën, ka paralajmëruar presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në një intervistë për Euronews.
Ursula von der Leyen nënvizoi se BE-ja ka përgatitur gjithashtu një paketë të fuqishme dhe shumë gjithëpërfshirëse sanksionesh për Moskën nëse ndodh skenari më i keq. “Deri më tani paketa ka të bëjë me sektorin ekonomik dhe financiar”, tha von der Leyen.
SHBA thotë se Rusia ka grumbulluar më shumë se 100.000 trupa pranë kufirit të Ukrainës dhe ka paralajmëruar se mund të pushtojë. Por, Moska ka deklaruar se nuk dëshiron luftë.
Putin ka nënvizuar se zgjerimi i NATO-s pranë kufijve të saj përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe kërkon një premtim se Ukraina, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, nuk do t’i bashkohet kurrë aleancës ushtarake transatlantike.
Komentet e Von der Leyen vijnë pas një takimi të nivelit të lartë këtë javë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në Moskë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










