Lajme
Presidentja e Hungarisë jep dorëheqje, për shkak të presionit publik
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dhënë sot dorëheqje për shkak të presionit publik që i është bërë, pasi fali një person që mori pjesë në mbulimin e një rasti pedofilie.
Opozita hungareze pati filluar mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e saj, fushatë të cilës iu bashkuan edhe persona të famshëm. Këshilltarë të saj kanë dhënë dorëheqjen para disa ditëve teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë se qeveria do të bënte disa ndryshime kushtetuese për të parandaluar falje të ngjashme në të ardhmen, transmeton albinfo.ch.
Novak përmes një video-mesazhi i është drejtuar popoullit hungarez, duke lajmëruar dorëheqjen.
“Sot iu drejtohem për herë të fundit si presidente e shtetit. Po jap dorëheqjen nga posti i presidentes së Republikës së Hungarisë”, ka thënë Novak.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, vendimi i saj do të duhet të konfirmohet nga Parlamenti dhe presidenti i ri i Hungarisë zgjidhet nga Parlamenti brenda 30 ditëve nga përfundimi i mandatit të presidentit të mëparshëm.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










