Kosova
Presidenti zviceran thekson nevojën për stabilitet në Ballkan
Para takimit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, presidenti i Zvicrës, Alain Berset, ka thënë se një situatë e qëndrueshme në Ballkan është e rëndësishme për Zvicrën.
Javët e fundit, Berset ka zhvilluar bisedime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa në margjinat e samitit të Granadës janë planifikuar edhe përpjekje për ndërmjetësim diplomatik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, shkruan swissinfo.
Presidenti zviceran theksoi gjithashtu rëndësinë e samiteve të tilla për mbajtjen e kontakteve me krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive evropiane.
Ai ka planifikuar një sërë takimesh dypalëshe dhe po përpiqet sa më shumë të flasë me secilën prej tyre. Ky është samiti i vetëm në Evropë, në të cilin Zvicra është ftuar në nivel të shefit të shtetit dhe qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










