Kosova
Presidenti i Kosovës: Vlerat e luftës sonë janë të paprekshme
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin Ditës së dëshmorëve të Pejës ka thënë se vlerat e luftës së Kosovës janë të paprekshme.
“Edhe pse kaluan 20 vjet, çdo ditë e më tepër shihet se vlera e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një vlerë e paprekshme, një vlerë që bashkon qytetarët pa dallim partie, ideologjie apo lokaliteti. Është vlera më sublime dhe e shenjtë e kombit tonë, shtetit tonë. Është një vlerë që e fuqizon çdo ditë e më tepër shtetin tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit u ka thënë familjeve dhe fëmijëve të dëshmorëve se duhet të ndjehen krenarë me familjarët dhe prindërit e tyre, ashtu sikurse ne që ndjehemi me bashkëluftëtarët tanë që dhanë gjithçka që Kosova të jetë e lirë, të jetë e pavarur dhe të lëvizë gradualisht drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Presidenti Thaçi ke theksuar se gjithmonë duhet të kujtojmë me krenari luftën që e kemi zhvilluar dhe çdo herë kur respektojmë ato vlera vetëm sa do të forcohemi edhe si shoqëri, edhe si shtet.
I pari i vendit ka thënë se angazhimi i fundit i Kongresit Amerikan, i mikut të madh të kombit tonë, Eliot Engel, është një kontribut dhe angazhim i jashtëzakonshëm dhe historik për të vërtetën, për atë që ka ndodhur në Kosovë.
“Fjalët e kongresistit Engel dhe të gjithë të pranishmëve ishin edhe një stimulim i madh për ne të gjithë që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, të punojmë edhe më tepër për drejtësi”, ka theksuar ai.
Presidenti Thaçi ka thënë se beson që Parlamenti i Kosovës në të ardhmen e afërt do ta nxjerrë edhe rezolutën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe të gjithë kryerësit e atyre krimeve do të ballafaqohen me drejtësinë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












