Kriza në Ukrainë
Presidenti rus i gatshëm për negociata me Donald Trump për Ukrainën
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka sugjeruar se pushtimi i Ukrainës mund të mos kishte ndodhur sikur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të ishte president në atë kohë.
“Nuk kam ç’të shtoj tjetër pos të pajtohem me të, se po të ishte ai president – nëse s’do t’ia vidhnin fitoren më 2020 – atëherë ndoshta nuk do të kishte fare krizë në Ukrainë, që shpërtheu më 2022”, ka thënë ai, përcjell TheGuardian.
Putini u shpreh i gatshëm të diskutojë me Trumpin për çështjen e luftës në Ukrainë. Ka sugjeruar që do të ishte mirë që të takoheshin.
“Ne u besojmë deklaratave të presidentit aktual për gatishmëri për bashkëpunim. Jemi gjithmonë për këtë dhe të gatshëm për negociata. Do të ishte më mirë për ne që të takoheshin, bazuar në realitetin e sotëm, për të biseduar në mënyrë të qetë”, ka thënë Putini, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai ka thënë se me Trumpin ka raporte “biznesore, pragmatike dhe në mirëbesim”.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













