Shqipëria
Presidenti Meta shtron iftar për Ramazan
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shtruar mbrëmë iftar në Pallatin e Brigadave, në të cilin ishin të ftuar kreu i Bashkësisë Myslimane Shqiptare, Haxhi Skënder Bruçaj, udhëheqës fetarë dhe shpirtërorë të bashkësive shqiptare, ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, teologë dhe personalitete të ndryshme.
Meta i uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për një agjërim të mbarë. Presidenti vlerësoi sakrificën e besimtarëve në përkushtimin ndaj Zotit dhe vlerave humane, përcjell albinfo.ch.
“Ramazani është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe i mëshirës hyjnore. Është muaji ku dalin në pah cilësitë më të mira njerëzore, si bujaria, toleranca, durimi, shpirtmirësia, si dhe respekti e dashuria për njëri-tjetrin. Ramazani përcjell përherë mesazhe ngrohtësie për besimtarët dhe i fton ata për më shumë dhembshuri dhe bujari, sidomos për të varfrit, familjet në nevojë, jetimët, të moshuarit dhe të vetmuarit. Uroj që mesazhet e solidaritetit nga ky muaj i shenjtë të vazhdojnë edhe më tej të plotësojnë kërkesat e qytetarëve tanë për më shumë mundësi, paqe, solidaritet dhe drejtësi sociale”, ka thënë presidenti Meta.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











