Lajme
Presidenti i Zvicrës, Burkhalter, për vizitë në Ballkanin Perëndimor
Serbia, Shqipëria dhe Kosova janë në agjendën e vizitës së tij që do të zhvillohet të enjten dhe të premten (24 dhe 25 prill)

Presidenti i Federatës së Zvicrës, Didier Burkhalter, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së do të zhvillojë një vizitë në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Serbia, Shqipëria dhe Kosova janë në agjendën e vizitës së tij që do të zhvillohet të enjten dhe të premten (24 dhe 25 prill).
Burkhalter do të takojë në këto vende krerët institucionale dhe me ta do të diskutojë rolin e Zvicrës si kryesuese e OSBE-së.
Ballkani perëndimor është një regjion me rëndësi për OSBE-në, ku ajo është e përfaqësuar me gjashtë misione. Ndër prioritetet e kryesimit të OSBE-së nga Zvicra janë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim në këtë regjion, përpjekje që mbështeten edhe në angazhimin shumëvjeçar politik paqësor të Zvicrës në këtë pjesë të botës, thuhet në një komunikatë të Departamentit të Jashtëm të Zvicrës.
Në etapën e parë të vizitës së tij, presidenti do të qëndrojë në Serbi, vend ky që në vitin e ardhshëm merr kryesimin e OSBE-së. Atje do të takohet me presidentin e vendit Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin, Aleksandar Vuqiq. Me këtë të fundit, shefi zviceran i shtetit do të bëjë edhe përurimin e Dhomës Tregtare Serbi-Zvicër.
Duke qenë se Zvicra është investitori i tretë për nga pesha në Serbi, krijimi i kësaj dhome do të kontribuojë për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike në mes të dy vendeve, thuhet më tej në komunikatë.
Gjatë vizitës në Shqipëri, në pjesën zyrtare, Burkhalter do të pritet nga presidenti, Bujar Nishani dhe ministri i jashtëm, Ditmir Bushati. Por ai do të takojë edhe të rinjtë shqiptarë që ndjekin kurse për të drejtën e shtetit, në kuadër të një projekti të OSBE-së.
Edhe gjatë vizitës së tij në Kosovë, të premten, më 26 prill, presidenti i Zvicrës do të ketë takime me të rinjtë. Atje ai do të bisedojë me të rinj shqiptarë dhe serbë lidhur me të drejtat e njeriut.
Pas takimit me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, me kryeministrin Hashm Thaçi dhe me përfaqësues të tjerë qeveritarë, në mes të të cilëve edhe me ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj, Burkhalter do të vizitojë Swisscoy-n, misionin ushtarak të Zvicrës në kuadër të Kfor-it në Kosovë. Ai do të ketë po ashtu një takim në komandën e Kfor-it dhe pjesëtarët e Swisscoy-t edhe në Mutrovicën e Veriut.
Vizita e kreut zviceran të OSBE-së në Ballkanin perëndimor është shprehje e mbështetjes për proceset që kanë rëndësi parësore për stabilitetin në regjion. Këto procese janë: Normalizimi i situatës në Kosovën e Veriut në suaza të marrëveshjes historike që kanë arritur Beogradi dhe Prishtina vitin e kaluar; intensifikimi i përpjekjeve për një bashkëpunim regjional dhe promovimi i pajtimit në regjion si dhe në veçanti zgjidhja e problemit të personave të pagjetur, përfundon komunikata e Departamentit të Punëve të Jashtme të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas...
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri