Shqipëria
Presidenti i Shqipërisë, i shqetësuar për lirinë e medias
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin për situatën e medias në vend, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se kjo ditë e gjen Shqipërinë të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medias.
Kreu i shtetit shqiptar thekson se shqetësimet e thella të ngritura në raportet e fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, për fatin e keq, vijojnë të hasin në vesh të shurdhët. Sipas Presidentit, kjo situatë duhet të marrë fund, pasi media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen.
“Praktikat e mohimit të së drejtës së gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen. Sepse, çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









