Kosova
Presidenti i Kroacisë: Kosova do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së
Sot, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç. Begaj ndodhet në një vizitë treditore në Kroaci me ftesë të homologut Zoran Milanoviç.
Vlen të theksohet se gjatë fjalës së tij presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, u shpreh se Kosova shtet i pavarur është një realitet tashmë, dhe që shumë shpejt do të njihet edhe nga ato pak shtete të Bashkimit Europian. Milanoviç shtoi më tej se Kroacia do të kontribuojë për ecurinë e Kosovës.
“Kosova është një realitet. Numri më i madh i BE-së dhe vendeve të NATO-s e kanë pranuar. Vendet që nuk e kanë pranuar po t’i pyesësh përse nuk e kanë pranuar, nuk do dinë të përgjigjen. Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por duam t’i bindim që ky është realitet.
Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Europës që në një të ardhme jo të largët do njihet nga të gjitha vendet e BE.Dhe Serbia tani po ndodhet në një pozitë politike skizofrenike.
Nga njëra anë kanë fantazi mbi raportet me Rusinë, ndërsa në anën tjetër pretendojnë të futen në Europë. Kosova është në rrugë të mirë. Në mënyrë aktive do të kontribuojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Presidenti i Kroacisë. Edhe Presidenti Bajram Begaj u pyet në Kroaci sa i takon Kosovës dhe retorikës së përdorur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Begaj tha se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa theksoi se nuk diskutohet integriteti territorial i saj. Begaj u shpreh se liderët e Ballkanit që duhen lënë mënjanë retorikat boshe. “Liderët e Ballkanit duhet të sillen jo si politikanë, por si shtetar. Njerëzit duhet të kuptojnë që duhen lënë mënjanë retorikat boshe, nacionaliste që nuk i shërben askujt përveçse rritjeve të tensionit në rajonin tonë. Për mua si president, Kosova është i një interes madhor. Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të vihet në dyshim. Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e ka vendosur, kjo nuk është çështje dëshire apo individësh, Individët të lënë mënjanë retorikën e konflikteve”, tha Begaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












