Lajme
Presidenti i Brazilit e kundërshton ndihmën e G7-ës për Amazonën
Udhëheqësit e G7-ës u pajtuan të hënën që të ofrojnë mbështetje logjistike dhe financiare për të ndihmuar fikjen e zjarreve në pyjet e Amazonës, por presidenti populist i Brazilit e cilësoi këtë plan si kolonialist.
Një numër rekord i zjarreve përfshiu rajonin e Amerikës Jugore, shumica e tyre në Brazil, duke nxitur shqetësim ndërkombëtar, për shkak të rëndësisë së Amazonës për mjedisin global.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të hënën se Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë prej 22 milionë dollarësh dhe se fondet do të jenë në dispozicion “menjëherë”.
Marrëveshja u arrit në samitin G7-ës, që i zhvilloi punimet në Francë.
Macron tha se vetë Franca është e gatshme të ofrojë ndihmë ushtarake për fikjen e zjarreve.
Vendet e G7-ës do të mbështesin edhe një nismë më të gjerë që rajoni i Amazonës të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, shtoi Macron.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, e kundërshtoi këtë nismë, duke shkruar në Twitter se “kjo do të thotë se Brazili do të trajtohet si koloni ose tokë e askujt”, përcjell albinfo.ch.
Ai po ashtu e cilësoi atë si sulm mbi sovranitetin e vendit.
Kritikët e kanë akuzuar Bolsonaron për mungesë veprimesh kundër shypllëzimit, raportojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











