Jeta në Zvicër
Presidenti gjerman, Gauck për vizitë në Zvicër
Gauck ka theksuar se jo çdo zgjidhje që bëhet nga shumica e votuesve, përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, është e drejtë
Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck ndeshet sot për një vizitë zyrtare në Zvicër. Me këtë rast ai është takuar fillimisht me homologun e tij, presidentin e federatës së Zvicrës Didier Burkhalter dhe me ministren e drejtësisë, Simonetta Sommaruga.
Presidentit gjerman i është përgatitur një pritje me nderime ushtarake.
Në qendër të bisedimeve dypalëshe kanë qenë marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë.
Me këtë rast ministrja Sommaruga ka siguruar mysafirin nga Gjermania se të gjitha marrëveshjet në mes të Zvicrës dhe BE-së që preken nga iniciativa kundër migrimit masiv njëherë për njëherë vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Kjo gjendje, sipas saj, mund të vazhdojë së paku deri në përpunimin e një sistemi të ri të migracionit.
Nga ana e tij Gauck ka thprehur respekt për demokracinë e drejtpërdrejtë që e praktikon Zvicra. Por ai ka theksuar se jo çdo zgjidhje që bëhet nga shumica e votuesve, është e drejtë, kur bëhet fjalë për çështje më komplekse. Me këtë rast ai i është referuar votimit nga ana e zviceranëve të iniciativës kundër migrimit masiv.
Por Burkhalter i është përgjigjur homologut të tij se demokracia direkte është pjesë e kulturës së Zvicrës. Institucionet janë të detyruara të pranojnë zgjidhjet që dalin nga vendimet demokratike, edhe atëherë kur ato kanë rekomanduar më parë që të mos votohen. Ai ka kritikuar BE-në përse e ka pezulluar pjesëmarjen e Zvicrës në programet shkencore dhe ato të këmbimit të studentëve. Sidomos kur dihet se teksti i iniciativës së përmendur kundër migrimit masiv ende nuk është në fuqi.
Vizita e presidentit gjerman në Zvicër do të zgjasë dy ditë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën











