Shqipëria
Presidenti gjerman: E rëndësishme, ulja e tensioneve në Kosovë
Në konferencën për media së bashku me presidentin e Gjermanisë, Steinmeier, presidenti Begaj është shprehur se propozimi franko-gjerman apo propozimi i Brukselit është i mirëpritur për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, Procesi i Berlinit nga ana e qeverisë është marrë seriozisht dhe ka pranuar që vitin tjetër Samiti i Procesit të Berlinit të zhvillohet në Tiranë. Kjo tregon që qeveria shqiptare është e angazhuar dhe punon për gjetjen e rrugëve dhe marrëveshjeve të reja në këtë kohë.
Bajram Begaj: Është i mirëpritur propozimi franko-gjerman apo propozimi i Brukselit, i quajtur së fundmi për dialogun Kosovë-Serbi. Çdo përpjekje për dialog dhe gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë është i mirëpranuar nga ana jonë dhe kemi qenë gjithmonë për këtë dialog. Sa i përket Procesit të Berlini, është shumë i rëndësishëm dhe firmosja e 3 marrëveshjeve për lëvizshmërinë krijoni premisa për marrëveshje të reja dhe në të ardhmen.
Është e rëndësishme implementimi i këtyre marrëveshjeve domethënë që vendet të respektojnë marrëveshjet e firmosura dhe nuk është se unë mund të jap ndonjë këshill qeverisë në lidhje me Balkanin e Hapur apo procesin e Berlinit. Procesi i Berlinit nga ana e qeverisë është marrë seriozisht dhe ka pranuar që vitin tjetër Samiti i Procesit të Berlinit të zhvillohet në Tiranë. Kjo tregon që qeveria shqiptare është e angazhuar dhe punon për gjetjen e rrugëve dhe marrëveshjeve të reja në këtë kohë.
Po ashtu dhe për Ballkanin e Hapur që është një proces integral dhe nëse do të jetë gjithëpërfshirës në të gjitha vendet e rajonit dhe do të ketë në fokus vetëm lëvizshmërinë, lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirëpranuar për faktin që Shqipëria ka qenë pjesë e dialogut. Në këtë aspekt them se çdo bisedë, çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur në interes të mirëqenies së njerëzve.
Steinmeier: Nuk është dërguesi i propozimeve i rëndësishëm, çdo kontribut që sjell në uljen e përshkallëzimit të konflikteve është i mirëpritur, përndryshe unë mund të them shumë respekt për kolegun dhe mikun tim Laiçak, i cili e ka shndërruar në një mision të tijin pasionant me përvojë, dije dhe durim të madh ka trajtuar pikërisht këtë proces të normalizimit të dialogut.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










