Kosova
Macron: Prishtina dhe Beogradi t`i kthehen të ardhmes evropiane
Macron tha se Kosova, sikurse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, është e përcaktuar, që sapo të plotësojë kushtet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar si evropianë në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje “që do t’i bëjë të mundur Beogradit dhe Prishtinës të kthehen tek e ardhmja evropiane”.
Ai tha se të dyja vendet duhet të gjejnë një kompromis.
“Ky është interesi i Kosovës”, tha Macron.
Presidenti francez këto komente i bëri të mërkurën në mbrëmje (23 qershor) para fillimit të një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Macron dhe Kurti në një paraqitje para mediave vlerësuan raportet mes dy vendeve.
Kryeministri Kurti tha se “Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejt”.
“Tanimë realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel sidomos vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë”, tha Kurti.
Në këtë situatë, sipas Kurtit, Kosova do të kontribuojë me të gjitha mundësitë e saj.
Macron tha se Kosova, sikurse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, është e përcaktuar, që sapo të plotësojë kushtet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Por, ai shtoi se për këtë proces, duhet të ketë transformime të thella ekonomike, sociale si dhe sundim të ligjit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Paris.
Ai ka ftuar Kosovën e Sebrinë të arrijnë një marrëveshje e të gjejnë kompromis, përcjell albinfo.ch.
“Kosova, si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka një interes për BE-në, si udhëheqësit, ashtu edhe populli i saj. Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftoj Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshjeje dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














