Kriza në Ukrainë
Presidenti francez dhe ai ukrainas nënshkruajnë marrëveshje ushtarake
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ai francez, Emmanuel Macron kanë nënshkruar sot në Paris një deklaratë për blerje të deri 100 avionëve luftarakë Rafale nga Kievi, duke hapur rrugën për furnizimin e parë të avionëve francezë për Forcën Ajrore Ukrainase.
Sipas njoftimit, marrëveshja, e cila është caktuar për një periudhë prej rreth dhjetë vjetësh, parashikon perspektivën e kontratave të ardhshme për furnizimin me pajisje të reja mbrojtëse franceze. Këto përfshijnë “blerjen e rreth 100 Rafale, me sistemet e tyre përkatëse të armëve”, si dhe armë të tjera si sistemi anti-ajror SAMP/T i gjeneratës së re në zhvillim, radarë të përparuar dhe mjete ajrore pa pilot, transmeton albinfo.ch.
Nënshkrimi i deklaratës u zhvillua në një ceremoni në bazën ushtarake Villacoublay, në prani të dy udhëheqësve.
Përmbajtja e marrëveshjes nuk u bë menjëherë publike por burime qeveritare franceze konfirmojnë se ajo sinjalizon qëllimin e Kievit për të forcuar në mënyrë drastike fuqinë e saj ajrore duke futur avionë luftarakë francezë për herë të parë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










