Lajme
Presidenti Biden, në Izrael
Presidenti amerikan, Joe Biden, ndodhet në Izrael me një detyrë urgjente për të parandaluar përhapjen e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në rajon dhe për të inkurajuar dërgimin e ndihmave humanitare për civilët palestinezë në Rripin e Gazës, përcjell albinfo.ch.
Vizita e Presidentit Biden pason njoftimet për një shpërthim në një spital në Rripin Gazës, në të cilin mendohet se janë vrarë qindra njerëz. Grupi militant i Hamasit ka akuzuar Izraelin për shpërthimin në spitalin e Gazës, ndërsa ushtria izraelite tha se shpërthimi ishte pasojë e një rakete të lëshuar nga militantët palestinezë.
Presidenti Biden, gjatë një takimi të mërkurën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se “bazuar në atë që kam parë, duket se sulmi është kryer nga pala tjetër, jo nga ju”, por shumë njerëz nuk janë të sigurt për këtë.
Lufta mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite që filloi më 7 tetor është bërë një nga pesë konfliktet më vdekjeprurëse në Rripin e Gazës për të dyja palët. Sipas autoriteteve izraelite, më shumë se 1400 njerëz janë vrarë nga militantët e Hamasit në Izrael dhe të paktën 199 të tjerë janë marrë peng, duke përfshirë fëmijë.
Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se të paktën 500 njerëz janë vrarë në sulmin në spitalin al-Ahli al-Arabi.
Shpërthimi masiv ndodh ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bindin Izraelin që të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe përpara mbërritjes së Presidentit Joe Biden në Lindjen e Mesme.
Qindra palestinezë kanë gjetur strehë në al-Ahli dhe spitale të tjera në qytetin e Gazës në ditët e kaluara, në përpjekje për të shpëtuar nga bombardimet pasi Izraeli urdhëroi të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth që të evakuoheshin në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Hamasi e quajti sulmin e së martës ndaj spitalit “një masakër të tmerrshme”, duke thënë se ajo ishte shkaktuar nga një sulm izraelit.
Forca Mbrojtëse e Izraelit tha se militantët palestinezë kishin lëshuar një breshëri raketash pranë spitalit në atë kohë. “Informacionet e zbulimit nga burime të shumta, që i kemi në duart tona tregojnë se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar të raketës”, thuhet në një deklaratë të Forcës Mbrojtëse të Izraelit.
Sulmi u dënua nga Perëndimi dhe bota arabe. Pas sulmit u zhvilluan protesta para ambasadave të Izraelit në Turqi, Jordani dhe pranë Ambasadës amerikane në Liban.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











