Lajme
Presidenti Berset flet për tërheqjen e tij nga jeta politike federale
Pas 12 vjetësh në Këshillin Federal, Presidenti i Konfederatës, Alain Berset, po përgatitet të përkulet. I ftuar në emisionin Helvetica të shtunën, ai ka bërë një bilanc të karrierës së tij politike brenda qeverisë, e shënuar rëndë nga kriza shëndetësore.
“Për herë të parë në jetën time, ditari im është bosh. Jam i kënaqur që mund ta vëzhgoj veten nga jashtë dhe të shoh se çfarë po ndodh”, u shpreh ai, shkruan RTS.
I pyetur për tërheqjen e tij nga jeta politike federale vetëm në moshën 51-vjeçare, ministri në krye të Shëndetësisë shpjegon se ka pasur privilegjin të niste shumë herët politikën.
“Gjithmonë e kam pasur të qartë se do të kishte një fund dhe një jetë më pas. Kohëzgjatja prej 12 vjetësh më duket ideale, atë që nuk kemi sjellë në 12 vjet, nuk do ta sjellim në vitin e 13-të”, deklaroi ai përcjell albinfo.ch.
Berset shpjegoi gjithashtu se ai donte të priste derisa të përfundonte “cikli Covid” për t’u tërhequr.
“Jeta në Këshillin Federal në përgjithësi është shumë e vështirë. Është punë jashtëzakonisht e kërkuar. Por, kur shpërtheu Covid, periudha u bë brutale, nga të gjitha këndvështrimet. Qoftë për sa i përket vëllimit të punës, kërcënimeve, përgjegjësive apo edhe mungesës së gjumit”, tregon ai.
Në lidhje me sekretin e ngritjes së tij politike meteorike, Presidenti i Konfederatës përmend faktorin e fatit, por edhe faktin se ka mundur të shfrytëzojë mundësitë.
“Isha shumë i përkushtuar, mësova shumë. Gjithashtu duhet të jesh atje në vendin e duhur, në kohën e duhur. Më në fund, ka të bëjë shumë me dëshirën. Nuk mund të bësh politikë pa i dashur njerëzit”.
I përballur edhe me kritikat e kohëve të fundit që i drejtohen atij, veçanërisht me atë që nuk kishte shkuar në Kiev në fillim të vitit, socialisti përgjigjet se “u përpoq të shkonte atje ku kishte kuptim”.
“Pse duhet të shkoj në Kiev? Për foton? Shkova në zonat e konfliktit si Mozambiku apo Kolumbia për proceset e vazhdueshme të paqes”, ka thënë ai.
Alain Berset thotë gjithashtu se është shumë “i habitur” dhe “i prekur” nga kritikat në lidhje me mungesën e të folurit të tij për luftën kundër antisemitizmit, të cilën ai e konsideron të pabazuar.
“Kam vite të tëra i angazhuar kundër racizmit dhe antisemitizmit në vendin tonë, është bërë shumë punë në këtë drejtim. Kam denoncuar sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Madje kam inkurajuar kantonet që të takohen përsëri për të folur për luftën kundër antisemitizmit në shkollë, sinqerisht nuk i kuptova këto kritika”, mbrohet ai.
Për vazhdimësinë që dëshiron t’i japë karrierës së tij, Alain Berset mbetet evaziv teksa thotë se i duhet kohë, por mbi të gjitha pushim.
“Edhe nëse po shërohem mirë, periudha e Covid-it më ka lodhur shumë. Më duhet kohë për të menduar por edhe për hobet e mia, të cilat më është dashur t’i lë mënjanë. “Blini një palë ski të reja”, u shpreh tutje ai.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












