Shqipëria
Presidenti Begaj kërkon zbardhjen e plotë të incidentit me rusët në Gramsh
Begaj ka thënë se është në komunikim me strukturat e sigurisë dhe FA të cilët i inkurajon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave që cënojnë sigurinë kombëtare.
Pas incidentit të ndodhur mbrëmë në uzinën e armëve në Gramsh ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Në këtë rast u lënduan dy ushtarë shqiptarë nga dy rusë dhe një ukrainas, ndërsa presidenti Begaj ka thënë se po e ndjek me vëmendje rastin.
Begaj ka shkruar në Facebook se është në komunikim me strukturat e sigurisë dhe FA, të cilët i inkurajon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë kombëtare, raporton Albinfo.ch.
Presidenti u shpreh mirënjohjen edhe dy ushtarëve shqiptarë, Albi Bici dhe Ardian Xhaka.
“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe i mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cenon sigurinë kombëtare. Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar presidenti Begaj./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











