Zhvillim
Preshevarët mirëpresin refugjatët: “Koha për ta kthyer të mirën me të mirë”
Këta njerëz më thonë: «Ne e kemi përjetuar vetë se si na kanë ndihmuar të tjerët. Tash ka ardhur momenti që ne të ndihmojmë refugjatët tjerë»
Redaktorja e transmetuesit publik të Zvicrës (srf) Nina Blaser ka vizituar ditë më parë Preshevën, ku ka parë vështiresitë që hasin refugjatët, të cilëve rruga për në Evropë u bie nëpër këtë qytet të vogël. Ajo ka regjistruar jaft raste të rënda, të nënave me disa fëmijë ose edhe të fëmijëve pa prindër, që ia kanë mësyrë perëndimit.
Por, ajo që ka lënë më shumë mbresa te gazetarja është mikpritja dhe solidarizimi i pashoq që shqiptarët, qytetarë të Preshevës me rrethinë tregojnë ndaj refugjatëve të ardhur nga Siria, Afganistani etj.
«Shumica e banorëve të Preshevës janë shqiptarë. Gjatë luftës në Kosovë shumë prej këtyre banorëve kishin ikur në vende tjera, në mesin e tyre edhe në Zvicër. Atje ata kanë përjetuar se si është të ndihmohesh nga të tjerët. Shumë prej tyre pastaj janë kthyer në shtëpi, ku kanë vazhduar jetën, në kushte jo të mira. Këta njerëz më thonë: «Ne e kemi përjetuar vetë se si na kanë ndihmuar të tjerët. Tash ka ardhur momenti që ne të ndihmojmë refugjatët tjerë».
Më tutje gazetarja thekson se në Preshevë, një qytet i vogël që ka rreth 80% të papunë, është duke funksionuar mirë bashkëpunimi në mes të autoriteteve dhe organizatave humanitare. Refugjatët po regjistrohen në mënyrë të regullt, ndërkohë që vullnetarët shpërndajnë ushqime dhe çaj. Sapo refugjatët të jenë regjistruar dhe t`i marrin në dorë dokumentet e udhëtimit, vijnë autobusët që i marrin për t`i transportuar në drejtim te Kroacisë.
Tash edhe infrastruktura e strehimit në Preshevë është përmirësuar, thotë Blaser. Ndërsa verës, shumë refugjatë qenë detyruar të flinin në rrugë. Duke mos duruar pamje të tilla, qytetarët i kishin strehuar ata në shtëpitë private edhe pse kjo gjë ishte ilegale.
Por as tash, gatishmëria e preshevarëve për të ndihmuar, nuk ka rënë. Së fundi është themeluar një grup lokal me emrin «Të rinjtë për refugjatët». Themeluesi i saj ësshtë zgjedhur nga OSBE-ja në Serbi, «Personalitet i Vitit».
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë














