Kosova
Premtimet e Topallit për gratë e Ferizajt
Faton Topalli, kandidati për kryetar të Ferizajt nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë një takimi që ka zhvilluar me gratë aktiviste të këtij subjekti politik e ku merrnin pjesë edhe drejtuese të larta të këtij subjekti ka thënë se objektiv i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirja sa më e madhe e grave në vendimmarrje dhe politikëbërje.
Ai është shprehur se me Lëvizjen Vetëvendosje gratë e Ferizajt do të kenë përkrahje të madhe si në shkollim, mirëqenie sociale dhe zhvillim ekonomik, përcjell albinfo.ch.
“Nuk mjafton ti kemi 10 ministre në Qeverinë e Kosovës nëse vajzat dhe gratë e fshatrave dhe qyteteve nuk marrin pjesë në marrje të vendimeve. Shpesh edhe kur gruaja ka qenë në pozitë vendimet i kanë marrë burrat. Ashtu siç është përgjegjësia e përbashkët në familje ashtu duhet të jetë përgjegjësia edhe në drejtori,në punë, në komunë dhe në shtet”, është shprehur Topalli, përcjell albinfo.ch.
Topalli ka thënë se komuna do t’u jep bursa për studime vajzave të cilat dëshirojnë të studiojnë, por nuk kanë kushte ekonomike, shkruan ‘ferizajpress.com’.
Në këtë tubim me gratë dhe vajzat e këtij subjekti morën pjesë edhe kandidatet e listës zgjedhore të këtij subjekti politik për Kuvend të Ferizajt.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










