Lajme
Premierë në Gjenevë: shfaqja e filmit me metrazh të gjatë “Babai”
Nga data 6 deri në 14 nëntor do të mbahet në Gjenevë në Maison Communale de Plainpalais, edicioni i 21-të i Geneva International Film Festival Tous Ecrans, që paraqit gjatë 9 ditëve ajkën e kinemasë, televizionit dhe të Digital-it. Me këtë rast do të paraqitet në konkursin ndërkombëtar – për herë të parë në Zvicër, filmi « Babai » i regjisorit Visar Morina nga Kosova.
Kosovë, në vitet 1990, pak para luftës. Nori është dhjetë vjeç. Ai mbijeton ashtu si mundet me babin e tij, Gëzimin, i cili e ka mendjen vetëm që të largohet për në Gjermani. Kur Gëzimi braktis Norin, ky i fundit është i vendosur për të shkuar në kërkimin e tij. Një fabul mizore në lidhje me një temë aktuale dhe të zjarrtë, e filmuar në perspektivën e një fëmije. Më shumë informacione në lidhje me shfaqjen : http://tinyurl.com/pmtpfto
Ne shpresojmë se ky projeksion mund të jetë me interes për ju dhe se ju do të keni rastin t’ia transmetoni edhe rrjetit tuaj.
Ne jemi në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mëtejshëm. Ju mirëpresim gjatë Festivalit!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit07 Nëntor 2015
- Ora18:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit25 Prill 2015 - 0:00
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












