Lajme
Prekaz, shënohet Dita e Diasporës dhe Mërgatës
Rifat Jashari, në emër të familjes së komandantit Legjendar Adem Jashari iu uroi mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve në Prekaz dhe në kullën e Jasharëve
Qindra bashkatdhetarë të ardhur nga të gjitha viset e Kosovës janë bashkuar mbrëmë në Prekaz të Skenderajt, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, për të shënuar Ditën e Diasporës dhe Mërgatës, që tradicionalisht organizohet nga Ministra e Diasporës me 2 gusht.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri në detyrë, Ibrahim Makolli, falënderoi të gjithë pranishmit duke rikujtuar edhe njëherë kontributin e madh që bashkatdhetarët tanë e kanë dhënë përgjatë historisë së kombit shqiptar dhe për shtetin e Kosovës.
Po ashtu, Rifat Jashari, në emër të familjes së komandantit Legjendar Adem Jashari ju uroi mirëseardhje të gjithë atyre që i quajti vëllezër dhe motra, në Prekazin legjendar dhe në kullën e Jasharëve.
Në bazë të Ligjit mbi Diasporën dhe Mërgatën, me vendim të datës 21.07.2014, Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli me rekomandim të komisionit pesë anëtarësh për kontribut të veçantë për mërgatën apo shtetin e Kosovës ndau edhe çmimet vjetore për mërgimtarin/grupin më të suksesshëm të vitit.
Ndryshe, që nga fillimi i muajit korrik e deri më 15 gusht nëpër të gjitha komunat e Kosovës organizohen manifestime kulturore, artistike, koncerte, orë letrare, tubime, me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve në Kosovë. Ndërsa takimi tradicional për gjithë Diasporën mbahet në
Prekaz me 2 gusht. Ky është takim tradicional.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












