Lajme
Prej sot, të vaksinuarit mund të hyjnë në Zvicër pa test
Nga sot, vetëm ata që nuk mund të dëshmojnë se janë vaksinuar ose shëruar, duhet të tregojnë testin negativ, pas hyrjes në Zvicër
Në fillim të sezonit të pushimeve dimërore, duke filluar nga sot, e shtunë, në Zvicër zbatohet një regjim i relaksuar për kalimet kufitare. Konkretisht kjo nënkupton më pak testime dhe zbatim të rregulli 3G. Vetëm ata që nuk mund të dëshmojnë se janë vaksinuar ose shëruar, duhet të tregojnë testin negativ, pas hyrjes, transmeton albinfo.ch.
Për të gjithë të tjerët, pra, ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar, testi që kërkohej më parë, me të hyrë në Zvicër, nuk kërkohet më, shkruan srf.ch, duke ju referuar vendimit të marrë të mërkurën nga Këshilli Federal.
Testi PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë pas hyrjes ndërsa testi i shpejtë, antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë.
Nga ana tjetër, testi i dytë, katër deri në shtatë ditë pas hyrjes, i cili më parë ishte i detyrueshëm për ata që nuk janë vaksinuar dhe që nuk janë shëruar, do të anulohet, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të testimit në vend.
Dega e turizmit është shprehur e lehtësuar pas lehtësimit të detyrimit për testim, përcjell albinfo.ch. Shoqata Zvicerane e Turizmit ka shkruar se pengesat më të ulëta janë një sinjal pozitiv për pushimet e skive. Detyrimi për të treguar testin negativ përbën jo vetëm angazhim shtesë për mysafirët, por edhe kosto shtesë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












