Lajme
Prej nesër, 100 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike
Dënimi do të jetë 100 euro për secilin person që gjuan mjete piroteknike, në sheshin “Ibrahim Rugova”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”
Komuna e Prishtinës ka aplikuar gjoba për të gjithë qytetarët që përdorin mjete piroteknike gjatë pesë ditëve të ardhshme. Dënimi do të jetë 100 euro për secilin person që gjuan mjete piroteknike, në sheshin “Ibrahim Rugova”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”.
Kjo masë zgjatë pesë ditë, nga data 30 dhjetor deri 3 janar 2015. Gjoba do t’i shqiptojë inspektorët e Drejtorisë së Inspekcionit.
Vendimin e ka marrë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me qëllim të ruajtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve nga dëmet që mund të shkaktojnë produktet piroteknike.
“Me këtë vendim, ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike prej datës 30 dhjetor 2014 deri më datën 3 janar 2015, me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve, pasi që këto pjesë të kryeqytetit janë më të frekuentuara, ndërsa mjetet piroteknike janë të dëmshme veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna,” thuhet në një njoftim.
Ndryshe kjo është hera e parë që Komuna e Prishtinës merr vendim për ndaljen e mjeteve piroteknike për fundvit. Ndërkohë për çdo vit në Kosovë shpenzohen më shumë se 1 milion euro për mjete piroteknike.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












