Kosova

Prej 1 janarit, nga aeroporti i Prishtinës u realizuan 620 fluturime

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka hyrë në fuqi që nga 1 janari dhe deri sot në aeroportin e Prishtinës janë realizuar 620 fluturime.

“Në total janë 620 fluturime duke përfshirë 309 në ardhje dhe 311 nisje”, ka thënë zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, për Telegrafin.

Ndërkaq, në rritjen e numrit të fluturimeve ndikim ka pasur edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët kanë ardhur në Kosovë për festat e fundvitit.