Kosova
Presidenti i Austrisë uron 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se në telegramin e tij Van der Bellen ka theksuar se Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.
“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja Presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit Van der Bellen, transmeton Albinfo.ch.
Presidenti austriak në telegram ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












