Shkurt.ch
Pranohet iniciativa për pagën minimale
Iniciativa kërkon që në marrëveshjet kolektive të përcaktohet paga minimale prej 22 frangash për një orë pune
Zviceranët me të drejtë vote do të mund të dalin në votime për përcaktimin e pagës minimale. Kjo është bërë e mundur pas pranimit në procedim nga organet kompetente të iniciativës “Për mbrojtjen e pagave korrekte”.
Nga gjithsej 112.712 nënshkrimet grumbulluara , 112.301 janë të vlefshme, ka njoftuar zyra federale sot. Iniciativa qe dorëzuar më 23 janar 2012 njofton swissinfo.ch.
Njerëzit që punojnë me orar të plotë duhet të kenë mundësi edhe të jetojnë nga ajo punë, thonë iniciuesit. Mirëpo, kjo gjë është gjithnjë e më pak e mundur, thotë federata e sindikatave zvicerane. Sipas saj viteve të fundit është ngritur presioni mbi pagat ndërkohë që kostoja e jetës është rritur.
Iniciativa kërkon që në marrëveshjet kolektive të përcaktohet paga minimale prej 22 frangash për një orë pune.
400.000 njerëz, dy të tretat femra, sipas federatës në fjalë fitojnë më pak se 4000 franga në muaj. Kjo shumë duhet të jetë edhe kufiri i poshtëm i pranueshëm që do të fiksohej pas pranimit të iniciativës.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











