Lajme
Prangosen tre hakera, vodhën të dhëna bankare
Të dyshuar në vazhdimësi kryenin veprën penale të krimeve kompjuterike, vjedhje e të dhënave të ndryshme personale, bankare, shitjen online të programeve softuerike, etj
Me ndihmën e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike i Policisë së Kosovës ka arrestuar sot tre persona nën dyshimin e bazuar për krime kompjuterike. Këta hakera, shqiptarë nga Kosova, në vijimësi kanë kryer vepra të kundërligjshme, duke vjedhur edhe dëshmi bankare.
Sipas policisë së Kosovës, operacioni është kryer sot në mëngjes në rajonin e Gjilanit dhe të Mitrovicës.
“Pas pranimit të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta hetimore me FBI, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, ka identifikuar tre të dyshuar të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të krimeve kompjuterike (vjedhje e të dhënave të ndryshme personale, bankare, shitjen online të programeve softuerike për infektimin e kompjuterëve)”, njofton Policia.
Në bashkëveprim me Prokurorinë e Shtetit, sipas Policisë, është ndërmarrë operacioni për arrestimin e të dyshuarve të rastit, kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, me qëllim të mbledhjes të provave.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Gjilanit në dy lokacione dhe në rajonin e Mitrovicës në një lokacion.
Të dyshuarit janë: L. I. (1990), L. M (1992) dhe L. Sh (1989) të gjithë meshkuj kosovarë shqiptarë.
“Në cilësinë e provave materiale Policia ka sekuestruar: gjashtë laptop, dy shtëpiza kompjuterike; shtatë telefona mobil; një hard disk të jashtëm; pesë USB; njëzet CD; pesë mijë e pesëqind euro dhe një veturë. Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











