Zhvillim
Potenciali investues i bizneseve të diasporës në Suedi
Kryetarja Iseni theksoi se do të ishte me shumë interes pjesëmarrja e ministres Bajrami në Forumin Ekonomik që Rrjeti i bizneseve të diasporës planifikon ta organizojë gjatë këtij viti në Suedi
Ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim kryetaren e Rrjetit të bizneseve të diasporës në Suedi, Saranda Iseni dhe drejtoreshën e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE ERA”, znj. Mirlinda Kusari-Purrini.
Në bashkëbisedim me kryetaren Iseni dhe Kusari-Purrini, ministrja Bajrami i informoi ato për mundësitë dhe lehtësitë në fushën e investimeve në Kosovë, si dhe për gatishmërinë e institucioneve që të ofrojnë të gjitha parakushtet e nevojshme për investime të huaja dhe vendëse, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie, përcjell albinfo.ch.
Kryetarja Iseni dhe Kusari-Purrini e falënderuan ministren Bajrami për mikpritjen dhe interesimin që të thëllohet bashkëpunimi me diasporën, si dhe të shihet se si mund të vihet në funksion potenciali investues i Rrjetit të bizneseve të diasporës në Suedi.
Kryetarja Iseni theksoi se do të ishte me shumë interes pjesëmarrja e ministres Bajrami në Forumin Ekonomik që Rrjeti i bizneseve të diasporës planifikon ta organizojë gjatë këtij viti në Suedi, ku do të ishte mundësia me e mirë për t’i informuar drejtpërdrejt bizneset e Suedisë lidhur me mundësitë dhe kushtet qe ofron Kosova për investime.
Ministrja Bajrami dhe kryetarja Iseni u dakorduan që puna në lidhje me thellimin e bashkëpunimit të vazhdojë edhe në nivel teknik.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











