Lajme
Potencialet turistike kosovare promovohen në Francë
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me përfaqësues të tor operatorëve të Kosovës do të marrin pjesë në panairin e turizmit “Destination Nature”, që do të mbahet nga data 17 – 20 mars 2016, në Paris të Francës.
Gjatë këtij panairi do të promovohen potencialet turistike si dhe mundësit për investime në këtë sektor në Kosovë.
Pjesëmarrja në këtë panair realizohet nga KIESA në bashkëpunim me Empower Project – USAID dhe Swiss Contact – PPSE.
Panairi “Destination Nature”, është një prej panaireve më të rëndësishme në fushën e turizmit në veçanti të udhëtimit dhe aktiviteteve në natyrë.
Në kuadër të panairit do të bëhet edhe promovimi i guidës turistike për Kosovën të Petit Fute, në gjuhën frënge.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










