Lajme
Postimet që mbështesin Soleimanin, fshihen nga Instagrami
Instagrami po fshin çdo postim që mbështet gjeneralin e vrarë iranian Qassem Soleimani, për të përmbushur sanksionet amerikane të vendosura ndaj vendit të Lindjes së Mesme.
Një zëdhënës i Facebook e konfirmoi lajmin për CNN Business, në të njëjtën ditë kur Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit, pasi ky vend sulmoi bazat amerikane në Irak.
Sulmi iranian erdhi pasi SHBA vrau gjeneralin Qassem Soleimani më 3 janar. Trump tha se Soleimani po planifikonte sulme në disa ambasada amerikane.
Instagrami është një nga rrjetet e pakta sociale të disponueshme për qytetarët iranianë, pasi Twitter dhe Facebook janë të bllokuara nga qeveria. Vendimi për bllokimin e postimeve pozitive për Soleimanin ka sjellë edhe reagimin e zyrtarëve të Iranit.
Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei, e konsideroi këtë veprim si “jodemokratik”. Ironia është që reagimin e tij, zëdhënësi e bëri në Twitter, shkruajnë mediat botërore, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












