Kosova
Posti i presidentit, mollë sherri mes partive në Kosovë
Duket se zgjedhja e një kandidati për president të vendit është vështirë e arritshme për koalicionin aktual qeverisës.
LDK pret diskutim përtej partive në pushtet për të gjetur një zgjidhje, në Lëvizjen Vetëvendosje mohojnë kategorikisht përfshirjen, në atë që ata i quajnë pazare për postin e kreut të shtetit. Ndërsa në PDK thonë se kjo temë është vetëm e koalicionit qeverisës dhe se nuk është diskutuar asnjëherë brenda partisë.
Ndërkohë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se nëse ka një marrëveshje të gjerë për një zgjidhje të caktuar, do të marrin vendimet e duhura, por thotë se “votë blanco” nuk japin për askënd.
“Kjo është çështje më gjithëpërfshirëse dhe duhet të diskutohet përtej koalicionit. Ky koalicion qeverisës e ka të pamundur të zgjidhë çështjen e presidentit dhe duhet një konsultim më i gjerë se konsultimin brenda koalicionit… Kjo nënkupton se duhet të ketë konsultime më të gjëra, përfshi Vetëvendosjen dhe PDK-në, për të arritur një proces të suksesshëm në Kuvend… Nëse ka marrëveshje të gjerë për një zgjidhje të caktuar, atëherë normalishtr që ne do diskutojmë dhe do të marrim vendimet e duhura… Nuk mundet askush të japë ‘vota blanco’ për askënd”, thotë ai, për KP.
Por kundër çfarëdo lloj përfshirjeje për emërimin e një presidenti të ri, pa zgjedhje të reja, u shpreh deputetja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Nuk mund të përfshihemi në pazaret, të cilat i sjellin vetëm dëme vendit. E dyta, të cilat nuk kanë asnjë peshë apo relevancë për qytetarët në këtë moment. Në këtë moment për qytetarët është e rëndësishme t’i kthehet legjitimiteti një qeveri të re. Të ketë vendimmarrje të mirëfilltë për qytetarët dhe natyrisht legjislatura e radhës të vendosë për një kandidat apo kandidate konsensuale dhe që reflekton unitetin në vend dhe jo që synon, ashtu siç kemi parë deri tash, vazhdimin e politikës së pazareve prej postit të presidentit”, thotë ajo.
E deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u shpreh se zgjidhja e një presidenti të ri për vendin nuk është temë brenda partisë dhe se asnjëherë nuk është diskutuar.
“Kjo nuk është temë brenda PDK-së. As nuk është diskutuar dhe as nuk është duke u diskutuar”, tha ai ditë më parë.
Ndërkaq, rol të rëndësishëm në votimin e një presidenti të ri, Arton Demhasaj nga shoqëria civile e sheh tek AAK-ja.
Sipas tij, nëse kjo e fundit nuk lëshon pe në kërkesën e tyre për kandidaturën e Ramush Haradinajt, atëherë vendi shumë lehtë mund të shkojë në zgjedhje të reja.
“Duke marrë parasysh se çelësi i zgjidhjes së këtij problemi dhe krijimi i shumicës së nevojshme për t’u zgjedhur presidenti është tek AAK-ja, atëherë me gjasë mund të ndodhë që AAK-ja mos të lëshojë pe te pozita e presidentit, pastaj do të lindë nevoja që PDK me LDK-në të gjejnë një zgjidhje që t’i japin më shumë hise PDK-së në qeveri në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje. Të dyja janë të mundshme, por me gjasë për shkak të pozicionit të fortë që AAK-ja e ka në këtë moment dhe mund të mos lëshojë pe”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












