Lajme
Posta zvicerane rifillon dërgimin e pakove drejt SHBA-së për klientët biznesorë
Nga e hëna, Posta zvicerane do të mund të dërgojë sërish disa pako të klientëve biznesorë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është e mundur vetëm nëse ekziston një marrëdhënie faturimi midis kompanisë dhe klientit.
Posta njoftoi të enjten se ka përshtatur sistemet e saj për të përmbushur rregullat e reja doganore amerikane, të cilat tani kërkojnë zbatimin e procedurës DDP (Delivered Duty Paid) për të gjitha dërgesat postare që vijnë nga jashtë SHBA-së. Kjo do të thotë që detyrimet doganore i paguan dërguesi dhe jo më marrësi, siç ka qenë më parë.
Kompania deklaroi se tashmë është në gjendje të sigurojë të dhënat dhe rrjedhat e nevojshme të pagesave për autoritetet doganore amerikane, duke i hapur rrugën rifillimit të dërgesave për bizneset zvicerane, siç janë shitësit online, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, Posta Zvicerane ende nuk ka një zgjidhje ligjore për zhdoganimin e pakove nga individë apo biznese pa marrëdhënie faturimi. Ajo po punon për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur.
Më herët, më 25 gusht 2025, Posta njoftoi ndalimin e përkohshëm të të gjitha dërgesave drejt SHBA-së. Por që nga 4 shtatori, është bërë sërish e mundur dërgimi i dhuratave me vlerë deri në 100 dollarë. Për këtë, Posta përshtati sistemet e saj IT dhe vendosi mekanizma shtesë kontrolli në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të transportit.
Sipas Unionit Universal të Postës, dërgesat me postë nga Zvicra drejt SHBA-së ranë me më shumë se 80% në fillim të shtatorit, si pasojë e tarifave të reja të vendosura nga autoritetet amerikane. Deri në fund të gushtit, 88 shërbime postare në të gjithë botën kishin ndalur plotësisht ose pjesërisht dërgesat drejt SHBA-së.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











