Futboll
Portieri shqiptar, pjesë e Bundesligës
Simon Simoni pjesë e ekipit elitare të Gjermanisë
Tashmë shqiptari me emrin Simon ka bërë hapin e madh në karrierë, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, portieri lezhjan ka firmosur për Eintraht Frankfurtin, një nga ekipet elitare të Gjermanisë, pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. Kontrata e tij me klubin e ri është për 4.5 vjet, ndërsa Dinamo përfiton shumën e 600 mijë eurove nga ky transferim dhe në bazë të aktivizimit, do të jetë edhe një bonus që shkon deri në 400 mijë euro.
Një lëvizje shumë e rëndësishme kjo si për 18-vjeçarin në aspektin profesional dhe atë ekonomik, ashtu edhe për klubin kryeqytetas, që mbush arkën me një shifër të konsiderueshme. Simoni ka kryer më parë vizitat mjekësore, ka parë nga afër ambientet e klubit të ri dhe do të bashkohet me të në janar.
Është pa dyshim një lëvizje e bujshme për futbollin shqiptar në përgjithësi, që një lojtar i saj dhe aq më tepër nga një klub i Kategorisë së Parë, të katapultohet në Bundesligë dhe në një nga emrat e nivelit të lartë të saj.
Ai do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro nga kjo kontratë, plus bonuset, që mund ta rrisin ndjeshëm shifrën, shkruan gazeta Panorama Sport.
Me aktivizimin e mundshëm të lezhjanit si titullar, termat financiare ndryshojnë shumë. Për transferimin e Simon Simonit është folur që sezonin e kaluar, kur ai zuri vend në formacionin e Dinamos së Superiores që në moshën 17-vjeçare dhe bëri një paraqitje shumë të mirë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










