Shqipëria
Popullsia në Shqipëri: 50,5 % gra dhe 49,5 % burra
Në Shqipëri, 50.5 për qind e popullsisë janë gra dhe 49.5 për qind janë burra. Në raportin e INSTAT ngrihet dhe shqetësimi për abortet ku në 1 mijë lindje prej vajzave 18-vjeçare shënohen 179 abortime
Në fund të vitit 2024, popullsia banuese në Shqipëri përbëhej nga 50,5 % gra dhe 49,5 % burra.
Ndërsa popullsia e përgjithshme shënoi rënie për të dy gjinitë, shtesa natyrore mbeti pozitive, me 1.060 lindje më shumë se vdekje për gratë dhe vetëm 148 për burrat.
Sipas INSTAT, raporti gjinor në lindje rezultoi 108 djem për 100 vajza, mbi mesataren natyrore prej 105.
Nga 23.310 lindje të regjistruara në vitin 2024, janë evidentuar 4.192 aborte, ose 180 aborte për çdo 1.000 lindje, transmeton albinfo.ch.
Grupmosha më e prekur ishte 20-34 vjeç, periudha më riprodhuese e grave. Për adoleshentet, mosha 18 vjeç shënoi nivelin më të lartë të abortit me 179 raste për 1.000 lindje.
Në vitin akademik 2023-24 u diplomuan 28.193 studentë, ku 65,8 % ishin vajza. Në Arsimin Parauniversitar, gratë dominojnë stafin mësimor me përqindje mbi 70 %, ndërsa edhe në arsimin e lartë ato kryesojnë me tituj akademikë si Profesor dhe Doktor.
Fushat më të preferuara për vajzat janë biznesi, shëndeti dhe shkencat sociale, ndërsa djemtë diplomohen më së shumti në inxhinieri dhe teknologji
Në vitin 2024 policia evidentoi 2.528 gra autore të veprave penale, 6,3 % e totalit të autorëve. Nga 40 vrasje me dashje, 22,5 % kishin motiv marrëdhëniet familjare.
Dhuna në familje mbeti një problem i madh, me 1.456 gra të dëmtuara, kryesisht në Tiranë, Durrës e Fier. Ndërkohë, 1.447 të mitur u prekën nga krime të ndryshme, ku 401 ishin vajza dhe 1.046 djem. Në burgje u regjistruan 77 gra të dënuara, shumica për krime të lidhura me drogën dhe vrasje.
Ndryshe nga burrat, rreth 25 për qind e grave të burgosura kanë Arsim të Lartë, dhe 22 për qind marrin pjesë në kurse profesionale.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









