Shqipëria
Popullsia e Shqipërisë u pakësua për 50 mijë banorë në vitin 2020

Në pesë vjet popullsia e Shqipërisë është pakësuar për 50 mijë banorë. Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se popullsia po pakësohet nga viti në vit.
Në raportin vdekje lindje rezulton se në vitin 2021 popullsia duhet të ishte shtuar me rreth 33 mijë banorë, por bilanci negativ vjen për shkak të largimeve të shumta nga vendi.
Megjithatë, në krahasim me vitin 2019, në vend ka pasur 486 lindje më pak. Lindshmëria ka rënë për grup moshat 20-24 dhe 25-29, ndërsa për grup moshat më të vjetra ka pësuar rritje të lehtë.
Në pesë vjetët e fundit, 2020-a është viti me më shumë humbje jete, me rreth 6 mijë njerëz të vdekur. Burrat rezultojnë të kenë një përqindje më të lartë të vdekjeve.
Shkaqet kryesore të vdekjeve si te gratë, ashtu dhe te burrat vijojnë të jenë “grup sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”.
Dy shkaqet e tjera kryesore janë “simptomat dhe sëmundje të papërcaktuara” dhe ‘tumoret’, nga të cilët vdesin 11,1 % e grave dhe 14,5 % e burrave.
Në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 75,2 vjet për burrat dhe 79,6 vjet për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë 4,4 vjet më shumë se burrat./Euronews Albania
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dietikon: Forcohet dyshimi ndaj personit nga Uganda për vrasjen e kosovarit Dyshimi kundër 56-vjeçarit nga Uganda për vrasjen e kosovarit 43 vjeçar është “forcuar më tej gjatë...
-
Ambasadori i Kosovës në Bernë takon kryetaren e Kantonit të Gjenevës, diskutohet për thellimin e bashkëpunimit
-
21-vjeçari shqiptar humb jetën nga aksidenti në Austri
-
MESH, agjencia e teknologjisë digjitale që po bën dallimin në Austri dhe Kosovë
-
Vajzat tona futbolliste, në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch
Jeta në Austri
-
21-vjeçari shqiptar humb jetën nga aksidenti në Austri Përplasje e rëndë midis dy automjeteve në rrugën L1436...
-
MESH, agjencia e teknologjisë digjitale që po bën dallimin në Austri dhe Kosovë
-
Vdekjet në Austri tejkalojnë lindjet me 11,248 në 2024-ën, emigracioni rritet
-
Austri: Ish-kancelari Kurz i shpëton dënimit
-
Austri: Ministrja Plakolm propozon kurse gjermane dhe masa ndëshkuese për azilkërkuesit